D1
Minibus
Automjete për transport udhëtarësh me më shumë se tetë e deri në 16 ulëse përveç asaj të shoferit, me gjatësi të kufizuar sipas ligjit.
Kushtet
- Mosha minimale
- 21 vjeç
- Orë teorike
- 10 orë
- Orë praktike
- 16 orë
- Provimi
- Teori dhe praktikë
- Kategoria e nevojshme
- Kategoria C1, së paku 2 vit(e)
Dokumentet e nevojshme
- 01Letërnjoftim
- 02Vërtetim për aftësi shëndetësore dhe psikofizike për drejtimin e automjeteve
- 03Dëshmi për përfundimin e së paku arsimit fillor (fotokopje e vërtetuar te noteri)
- 04Fotokopje e lejes së drejtimit që e ke tashmë, e vërtetuar te noteri
- 05Vërtetim për përfundimin e aftësimit në autoshkollë
- 06Vërtetim për aftësimin në ndihmën e parë (nëse nuk ke tashmë një kategori tjetër)
- 07Dëshmi për pagesën e shpenzimeve të provimit
- 08Fletëparaqitja për provimin e drejtimit
Këto kushte janë të përcaktuara me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe janë të njëjta për çdo autoshkollë në Maqedoninë e Veriut. Konfirmoji te autoshkolla ose te MPB-ja para se t’i mbledhësh dokumentet, sepse ligji mund të ndryshojë.
Ushtro testet për këtë kategori
Pyetjet zyrtare për këtë kategori janë në grupin D1, D. Falas, pa llogari, me pikë si në provim.
Hap testetA e mbajmë kategorinë D1?
Këtë faqe e mban ligji, jo ne — këtu shkruan çka kërkon shteti. Sa kushton dhe kur fillon grupi te ne, na pyet direkt dhe të përgjigjemi.