Kalo te përmbajtja
B

Veturë

Automjete deri në 3.500 kg masë të lejuar dhe deri në tetë ulëse përveç asaj të shoferit. Mund të tërheqin rimorkio deri në 750 kg, ose më të rëndë nëse i gjithë kombinimi nuk kalon 4.250 kg.

Kushtet

Mosha minimale
18 vjeç
Orë teorike
20 orë
Orë praktike
36 orë
Provimi
Teori dhe praktikë

Nëse ke tashmë një kategori tjetër

Nëse e ke kategoritë A1, A2 ose A, orët zvogëlohen: 4 orë teorike dhe 36 orë praktike. Teorinë e ke dhënë njëherë, prandaj ligji nuk ta kërkon sërish të plotë.

Dokumentet e nevojshme

  1. 01Letërnjoftim
  2. 02Vërtetim për aftësi shëndetësore dhe psikofizike për drejtimin e automjeteve
  3. 03Dëshmi për përfundimin e së paku arsimit fillor (fotokopje e vërtetuar te noteri)
  4. 04Vërtetim për përfundimin e aftësimit në autoshkollë
  5. 05Vërtetim për aftësimin në ndihmën e parë (nëse nuk ke tashmë një kategori tjetër)
  6. 06Dëshmi për pagesën e shpenzimeve të provimit
  7. 07Fletëparaqitja për provimin e drejtimit

Këto kushte janë të përcaktuara me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe janë të njëjta për çdo autoshkollë në Maqedoninë e Veriut. Konfirmoji te autoshkolla ose te MPB-ja para se t’i mbledhësh dokumentet, sepse ligji mund të ndryshojë.

Ushtro testet për këtë kategori

Pyetjet zyrtare për këtë kategori janë në grupin B. Falas, pa llogari, me pikë si në provim.

Hap testet

A e mbajmë kategorinë B?

Këtë faqe e mban ligji, jo ne — këtu shkruan çka kërkon shteti. Sa kushton dhe kur fillon grupi te ne, na pyet direkt dhe të përgjigjemi.