Kalo te përmbajtja
F

Traktor

Kategori nacionale

Traktorë me ose pa rimorkio. Me këtë kategori mund të ngasësh edhe automjetet e kategorisë G.

Kushtet

Mosha minimale
17 vjeç
Orë teorike
12 orë
Orë praktike
12 orë
Provimi
Teori dhe praktikë

Dokumentet e nevojshme

  1. 01Letërnjoftim
  2. 02Vërtetim për aftësi shëndetësore dhe psikofizike për drejtimin e automjeteve
  3. 03Dëshmi për përfundimin e së paku arsimit fillor (fotokopje e vërtetuar te noteri)
  4. 04Pëlqim nga të dy prindërit ose nga kujdestari ligjor, i vërtetuar te noteri
  5. 05Vërtetim për përfundimin e aftësimit në autoshkollë
  6. 06Vërtetim për aftësimin në ndihmën e parë (nëse nuk ke tashmë një kategori tjetër)
  7. 07Dëshmi për pagesën e shpenzimeve të provimit
  8. 08Fletëparaqitja për provimin e drejtimit

Këto kushte janë të përcaktuara me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe janë të njëjta për çdo autoshkollë në Maqedoninë e Veriut. Konfirmoji te autoshkolla ose te MPB-ja para se t’i mbledhësh dokumentet, sepse ligji mund të ndryshojë.

Ushtro testet për këtë kategori

Pyetjet zyrtare për këtë kategori janë në grupin M, F, G. Falas, pa llogari, me pikë si në provim.

Hap testet

A e mbajmë kategorinë F?

Këtë faqe e mban ligji, jo ne — këtu shkruan çka kërkon shteti. Sa kushton dhe kur fillon grupi te ne, na pyet direkt dhe të përgjigjemi.